KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vaji i kokosit ndihmon kur keni probleme me flokët

Vaji i kokosit ndihmon kur keni probleme me flokët

Vaji i kokosit është ndër produktet natyrale që nuk duhet të mungojë asnjëherë në shtëpinë tuaj. Ai gjen një përdorim të gjerë në rutinën e bukurisë dhe do t’ju ndihmojë të trajtoni problemet e lëkurës dhe ato të flokëve.

Le të ndalemi pak te flokët. Keni dëgjuar për mrekullitë që bën me ta vaji i kokosit? Mund ta shtoni si përbërës në maskat e flokëve, por mund ta përdorni edhe shqeto si maskë.

Mjafton të lyeni rrënjën e flokëve dhe ta mbani disa minuta, më pas lajeni kokën si zakonisht.

Pas larjes mund ta përdorni si balsam për majat e flokëve.

Do t’i ndjeni flokët më të butë dhe krehja do të jetë më e lehtë se kurrë. Ai stimulon rritjen e flokëve dhe i ushqen ata, po ashtu zbut flokët e ashpër dhe mbron majat e tyre nga djegia.

Për më tepër, vaji i kokosit nuk është aq i yndyrshëm sa vajrat e tjerë dhe ka një aromë shumë të këndshme. Kjo gjë do të bëjë që maskat t’i bëni me shumë qejf.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.