KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Nichi, njëri nga tre banorët e parë që u bënë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5, duket se ka vendosur të mos kalojë pa u vënë re në këtë edicion.

Reperi është shfaqur mjaft aktiv që në ditët e para, duke u përfshirë në situata të ndryshme me banorët dhe duke provokuar disa prej tyre.

Në klipin përmbledhës të katër ditëve të para në shtëpi, u shfaqën disa nga momentet kur Nichi ngacmonte banorët, duke nisur nga Rroni dhe Bejta, e deri te Anjeza.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai duket se po përpiqet të krijojë dinamika dhe të nxisë reagime nga banorët e tjerë, duke e bërë praninë e tij një nga më të komentuarat në shtëpi.

“Nuk po muj me marr seriozisht asnjërin”, u shpreh Nichi, duke komentuar situatat dhe raportet me banorët e tjerë.

“Është strategji, që këta nuk po mujn me përballu”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se provokimet e tij janë pjesë e mënyrës se si ka vendosur ta zhvillojë lojën.

Mbetet të shihet nëse kjo strategji do ta ndihmojë Nichin të ecë përpara në lojë apo do ta përfshijë në përplasje edhe më të mëdha me banorët e tjerë. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.