MPB njofton se është ndaluar një prokuror i Lartë Publik në Manastir, ndaj të cilit është dorëzuar kallëzim penal për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrje Shpërblimi për Ndikim të Paligjshëm”.
“Sot (07.10.2026), Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Brendshme ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike për Hetime Penale kundër P.V. (61) nga Prilepi, për shkak të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale “marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm” sipas nenit 359, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal.
P.V. në cilësinë e tij si Prokuror i Lartë Publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Manastir ka ndikuar vazhdimisht në vendimet e prokurorëve të tjerë publikë, me qëllim që të shqiptojë dënime më të buta për autorët.
P.V. është ndaluar, dhe me qëllim mbledhjen e provave shtesë dhe gjetjen e sendeve, u krye një kontroll në shtëpinë e tij në Prilep, si dhe në ambientet e zyrës që ai përdor, ku u gjetën dhe u sekuestruan gjashtë telefona celularë, një USB dhe një kompjuter personal”, thonë nga MPB./Telegrafi/