Fiona, hipopotami i famshëm i kopshtit zoologjik në Cincinnati të ShBA-së, pas komplikime ve nga gëlltitja e një kapeleje të thurur.
Lajmi u bë i ditur nga kopshti, ku u njoftua se pavarësisht përpjekjeve të shumta të veterinerëve për ta shpëtuar, Fiona nuk arriti të mbijetonte.
Kapela kishte përfunduar në hapësirën e saj rreth 11 ditë më parë, pasi një vizitor e hodhi në ajër dhe një ventilator e drejtoi aksidentalisht brenda rrethimit të hipopotamit.
Fiona ishte bërë e famshme ndërkombëtarisht që në vitin 2017, kur lindi gjashtë javë para kohe, me peshë vetëm 13.2 kilogramë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv
Historia e saj u ndoq nga miliona njerëz në rrjetet sociale, duke e kthyer në një prej kafshëve më të dashura të kopshtit zoologjik.

