KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Musk pyet të birin e tij gjashtëvjeçar “a e do Kinën” – videoja që po merr vëmendje

Musk pyet të birin e tij gjashtëvjeçar “a e do Kinën” – videoja që po merr vëmendje

Një video e Elon Musk me djalin e tij gjashtëvjeçar, X Æ A-Xii, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale gjatë vizitës së biznesmenit amerikan në Kinë.

Në pamjet e publikuara, drejtuesi i Tesla-s dhe SpaceX-it shihet duke biseduar me të birin, të cilin e pyet për dashurinë ndaj Kinës.

Pasi djali përgjigjet pozitivisht, Musk e përshkruan Kinën si një “parajsë lodrash”, duke i shpjeguar se në këtë vend prodhohet pothuajse gjithçka.

Videoja është publikuar gjatë qëndrimit të Muskut në qytetin Shenzhen, ku ai ndodhet si pjesë e delegacionit të biznesit që shoqëron presidentin amerikan Donald Trump në samitin e APEC-ut.

Përveç momentit me djalin, Musk ka tërhequr vëmendjen edhe me deklaratat e tij për Kinën dhe marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit.

Gjatë një takimi me Ren Hongbin, kryetar i Këshillit Kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare, ai e cilësoi veten një “admirues të madh të Kinës” dhe të teknologjisë së saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.