KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nga ylli i Bayernit te rekordmeni i padëshiruar, Olise vendoset në krye të një renditjeje negative

Nga ylli i Bayernit te rekordmeni i padëshiruar, Olise vendoset në krye të një renditjeje negative

Michael Olise është shndërruar në një prej futbollistëve më kreativë të repartit ofensiv të Bayern Munichut, por këtë sezon francezi po kryeson edhe një statistikë jo të favorshme në kampionatin gjerman.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fussballdaten.de, 24-vjeçari është futbollisti me më së shumti topa të humbur në Bundesliga gjatë këtij sezoni.

Pas nëntë paraqitjeve në kampionat, Olise ka regjistruar plot 194 humbje të posedimit të topit. Pas shtatë xhirove, ai renditej në vendin e tretë me 147 raste të tilla, por 47 humbjet e regjistruara në dy ndeshjet e fundit e kanë ngjitur në krye të kësaj liste.

Francezi ka kaluar kështu Vladimir Coufalin e Hoffenheimit, i cili renditet i dyti me 185 topa të humbur.

Pas tyre vijnë Ibrahim Maza i Bayer Leverkusenit me 162, Laurin Curda i SC Paderbornit me 161 dhe Lukas Petkov i SV Elversbergut me 157 humbje të posedimit.

Megjithatë, kur statistika llogaritet në raport me minutat e luajtura, Olise nuk e mban vendin e parë. Ai regjistron mesatarisht 23.37 humbje të topit për 90 minuta lojë, duke u renditur i treti në këtë klasifikim.

Përpara tij janë Vladimir Coufal me 23.82 dhe Borna Sosa me 23.45 humbje për 90 minuta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.