KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga sot, për herë të parë mund të bëhet aplikimi online për lejeqëndrim në Kosovë

Nga sot, për herë të parë mund të bëhet aplikimi online për lejeqëndrim në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga sot aplikimi për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund të bëhet online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.

Sipas Sveçlës, ky shërbim i ri është pjesë e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe synon të lehtësojë procedurat administrative për shtetasit e huaj që aplikojnë për lejeqëndrim në Kosovë, raporton IndeksOnline.

Ai bëri të ditur se përmes këtij sistemi, aplikimi do të jetë më i shpejtë, më i thjeshtë dhe më efikas.

Megjithatë, ministri theksoi se aplikimi online mund të bëhet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Përmes këtyre reformave, po vazhdojmë modernizimin e shërbimeve publike, me synimin për një administratë më efikase, më të qasshme dhe në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ministri në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.