Kryeministri Albin Kurti, në hapjen e Samitit Rajonal kundër Diskriminimit Racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ka theksuar angazhimin e Qeverisë për barazi, përfshirje dhe luftimin e diskriminimit, raporton GazetaBlic.
Ai bëri të ditur se mbi 80% e aktiviteteve të strategjisë për avancimin e të drejtave të këtyre komuniteteve janë përmbushur plotësisht.
Kurti përmendi gjithashtu ndarjen e bursave për nxënësit, rritjen e mbështetjes për qendrat mësimore, investimet në banim social dhe shtimin e përfaqësimit të këtyre komuniteteve në institucionet e sigurisë.
Ai theksoi se luftimi i diskriminimit dhe garantimi i mundësive të barabarta mbeten përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe shoqërisë.

