KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Nga pushimi i drekës te 1.7 milionë dollarë, gruaja nga Virginia nuk u beson syve

Nga pushimi i drekës te 1.7 milionë dollarë, gruaja nga Virginia nuk u beson syve

Një grua nga Arlington, Virginia, po përjetonte një pushim krejt të zakonshëm të drekës në punë, kur një lojë online lotarie i ndryshoi jetën brenda pak sekondash.

Gjatë pushimit, ajo vendosi të luante online në lojën Monopoly Super Spin, pa e imagjinuar aspak se do të përfundonte me një fitim marramendës. Gruaja fitoi plot 1,727,474 dollarë.

“Kurrë në jetën time nuk e kam imagjinuar se mund të ndodhte diçka e tillë. Nuk mund ta besoj!”, tha ajo pasi u konfirmua fitorja, transmeton Telegrafi.

Edhe bashkëshorti i saj fillimisht mendoi se gjithçka ishte një shaka. Kur ajo e telefonoi për t’i treguar lajmin, reagimi i tij ishte i menjëhershëm:

“Po gënjen! Po gënjen”, tha ai, transmeton Telegrafi

Një pushim i zakonshëm pune, një lojë e luajtur nga telefoni dhe më pas një shumë prej më shumë se 1.7 milionë dollarësh në llogari.

Fituesja nuk ka bërë të ditur ende se çfarë planesh ka për paratë e fituara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.