Aston Martin dhe Brough Superior kanë prezantuar AMB 002 Roadster, motoçikletën e parë të përbashkët të dy markave që është e homologuar për përdorim në rrugët publike.
Modeli i ri fuqizohet nga një motor V-twin 1,083 cc, i cili zhvillon 130 kuaj fuqi dhe 110 Nm çift rrotullues.
Motoçikleta peshon vetëm 190 kg dhe përdor një shasi titani prej vetëm 5 kg, ndërsa shpërndarja e peshës është 50:50.
Dizajni është realizuar nga Aston Martin Design Studio dhe përfshin elemente të frymëzuara nga modelet Vanquish, Valkyrie dhe Valhalla.
AMB 002 do të projektohet, përpunohet dhe montohet në selinë e Brough Superior në Toulouse të Francës.
Porositë tashmë janë hapur, ndërsa dorëzimet pritet të nisin në tremujorin e tretë të vitit 2027.
Por prodhimi do të kufizohet në vetëm 300 ekzemplarë, duke e bërë AMB 002 një nga modelet më ekskluzive të bashkëpunimit mes dy markave. /Telegrafi/