Adrenalina e garave më të mëdha në botë dhe përvoja reale mbi dy rrota vijnë bashkë në një event që nuk duhet humbur. Ventoro Motors organizon një ditë të dedikuar për të gjithë adhuruesit e MotoGP dhe motorëve, duke sjellë një atmosferë që shkon përtej një watch party klasik.
Më 26 prill, në Prishtina Mall, vizitorët do të kenë mundësinë të ndjekin live garën e MotoGP nga Spanja, por edhe të përjetojnë nga afër emocionin që e shoqëron këtë sport. Eventi nis nga ora 12:00, ndërsa gara transmetohet në ora 14:00.
Përveç ndjekjes së garës, eventi sjell edhe aktivitete që e bëjnë përvojën më dinamike dhe interaktive. Në fokus do të jetë lansimi ekskluziv i modelit më të ri Aprilia SR GT 400, një risi që pritet të tërheqë vëmendjen e entuziastëve të motorëve dhe atyre që kërkojnë performancë dhe dizajn modern.
Vizitorët do të kenë mundësi të provojnë nga afër motorët përmes test rides, të përfitojnë nga oferta promocionale me zbritje deri në 30%, si dhe të bëhen pjesë e giveaways dhe surprizave të përgatitura gjatë gjithë ditës.
Ky event nuk është vetëm për të parë garën – është një mundësi për ta përjetuar energjinë e saj, për të qenë më afër teknologjisë së fundit dhe për të kaluar një ditë ndryshe në një ambient plot ritëm dhe emocion.
Mos e përcjell vetëm garën. Përjetoje adrenalinën nga afër.
Ventoro Motors ju pret në Prishtina Mall.