KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“PS është më e madhe se kryetari i saj”, Veliaj mesazh socialistëve para Asamblesë: Kërkoj mocion mosbesimi ndaj Ramës

“PS është më e madhe se kryetari i saj”, Veliaj mesazh socialistëve para Asamblesë: Kërkoj mocion mosbesimi ndaj Ramës

Partia Socialiste zhvillon sot Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur t’u drejtohet me një mesazh të gjatë anëtarëve të këtij forumi, duke bërë publike letrën që ka shkruar nga burgu i Fierit.

Veliaj, i cili ndodhet prej 21 muajsh në paraburgim, kishte kërkuar të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Asamblesë, e cila nis në orën 10:30 dhe zhvillohet pas afro nëntë muajsh nga hera e fundit, por kërkesa e tij nuk është miratuar nga autoritetet.

Në këto kushte, ai ka vendosur që qëndrimin e tij t’ua përcjellë socialistëve përmes një mesazhi të dërguar në telefonat e anëtarëve të Asamblesë.

Letra përmban gjithashtu akuza për ndërhyrje politike në çështjen e tij, kritika për funksionimin e institucioneve të partisë dhe thirrje për më shumë demokraci të brendshme, debat dhe llogaridhënie.

Lexoni letrën e plotë këtu:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.