KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nga Liga e Kampionëve, Topi i Artë dhe derbit e fundjavës – gazetarët e Telegrafit analizojnë gjithçka në Arena e Yjeve

Nga Liga e Kampionëve, Topi i Artë dhe derbit e fundjavës – gazetarët e Telegrafit analizojnë gjithçka në Arena e Yjeve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë për zhvillimet më të rëndësishme në futbollin evropian, me fokus te Liga e Kampionëve, gara për Topin e Artë, Superliga e Kosovës dhe derbit e mëdhenj të fundjavës. Episodi realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gjatë bisedës, Shkumbin Pireva jep parashikimin e tij se cilin ekip duhet mposhtur për ta fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa Bardh Maxhuni analizon befasitë më të mëdha të këtij edicioni të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe një klubi anglez që po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, pavarësisht largimeve të lojtarëve. Shkumbin Pireva analizon suksesin e skuadrës dhe ndikimin e trajnerit në rezultatet e arritura deri më tani.

Një tjetër temë e diskutimit është gara për Topin e Artë. Gazetari Lavdim Pireva shpjegon se cili futbollist e meriton çmimin prestigjioz, duke vlerësuar jo vetëm numrin e golave, por edhe kontributin në lojën ekipore.

Në analizën e garës për trofeun e Ligës së Kampionëve, Lavdim Pireva ndalet edhe te forma e Paris Saint-Germainit, duke diskutuar dominimin e kampionëve dhe paraqitjet e tyre ndaj rivalëve.

Biseda përfundon me një nga përballjet më të mëdha të futbollit botëror, El Clasicon mes Real Madridit dhe Barcelonës. Gazetarët Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva ndajnë të njëjtin mendim për këtë derbi, duke diskutuar pritshmëritë dhe mundësitë e skuadrës madrilene për ta vazhduar ecurinë pozitive ndaj rivalit të përbetuar.

Përveç këtyre temave, gazetarët e Telegrafit diskutojnë edhe për zhvillimet në Superligën e Kosovës dhe derbit që pritet të zhvillohen gjatë fundjavës, duke sjellë analiza dhe mendime për futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Episodin e plotë të podcastit “Arena e Yjeve” me Shkumbin Pirevën, Bardh Maxhunin dhe Lavdim Pirevën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.