KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga Komuna e Gjilanit thonë se janë rritur sipërfaqet e mbjella me grurë

Nga Komuna e Gjilanit thonë se janë rritur sipërfaqet e mbjella me grurë

Komuna e Gjilanit po shënon rritje të sipërfaqeve të mbjella me grurë, të cilat tashmë kanë arritur mbi 3 mijë hektarë, duke dëshmuar interes të shtuar dhe zhvillim të kësaj kulture në komunë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, i cili ka theksuar se komuna ka mbështetur fermerët me fara cilësore dhe pleh artificial.

“Ka vazhdimësi të politikave mbështetëse për grurin (fara, plehra, subvencione), që ndikojnë pozitivisht në gjendjen e kulturës”, ka deklaruar Isufi.

Sipas tij, rritja e sipërfaqeve të mbjella, përdorimi i farës cilësore dhe mbështetja institucionale janë tregues se baza për një prodhim të mirë është e qëndrueshme dhe në përmirësim. Ai ka vlerësuar se gjendja e grurit në komunë është përgjithësisht e mirë dhe stabile, me potencial për rendimente të kënaqshme, nëse kushtet klimatike mbeten normale.

“Komuna e Gjilanit konsiderohet një zonë me potencial të mirë për prodhimin e grurit. Gjendja aktuale është pozitive dhe premtuese, falë subvencioneve dhe rritjes së investimeve në bujqësi”, ka shtuar Isufi.

Drejtori për Bujqësi ka theksuar se rezultati final, përkatësisht rendimenti, do të varet kryesisht nga kushtet klimatike gjatë pranverës dhe menaxhimi në parcela.

Ndërkohë, ai u ka bërë thirrje fermerëve që në periudhën në vijim të kryejnë plehërimin e dytë sipërfaqësor, nëse nuk e kanë realizuar ende, duke rekomanduar përdorimin e plehut KAN (azotik me kalcium), i cili përmban 27 për qind azot, në sasi prej 200 deri në 250 kilogramë për hektar.

Sipas Isufit, këto masa agroteknike duhet të kryhen deri më 1 maj 2026. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.