Komuna e Drenasit ka njoftuar se nesër, më 24 shtator 2026, do të zhvillohen punime për shenjëzimin horizontal të rrugës “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.
Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të punimeve, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim në segmentin nga rrethi para objektit të Komunës deri te “Market Lideri”.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë segment rrugor gjatë ditës së nesërme dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim të shmangies së pengesave në komunikacion dhe garantimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Nga Komuna kanë kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/