KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nesër mblidhet Kuvendi, pritet votimi i deputetëve të Listës Serbe në komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kuvendi, pritet votimi i deputetëve të Listës Serbe në komisione parlamentare

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se të enjten nga ora 10:00 do të mbahet seancë e rregullt plenare.

Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

E pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe votimi i Propozimit të Grupit Parlamentar Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Po ashtu, si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, pastaj do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.