Se sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por kohët e fundit është treguar se çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë në të vërtetë më të lumtur.
Një anketë me më shumë se 2,000 persona u krye dhe rezultatet e saj u publikuan. Në studim, të anketuarit vlerësuan se sa të kënaqur ishin me marrëdhënien e tyre në përgjithësi dhe gjithashtu deklaruan se sa shpesh postojnë foto të përbashkëta në rrjetet sociale.
Plot 52% e njerëzve postojnë foto të përbashkëta tre ose më shumë herë në javë. Është interesante se anëtarët e Gjeneratës Z postojnë rreth 60% më pak foto të përbashkëta krahasuar me brezin e mijëvjeçarit, edhe pse këta të fundit janë më të vjetër.
Edhe më interesant është fakti se ata që postojnë foto më rrallë janë më të lumtur. Rezultatet ishin mjaft të qarta: sa më shpesh një çift poston foto së bashku, aq më pak gjasa ka që ata të renditen ndër çiftet më të lumtura.
Plot 73% e atyre që nuk postojnë foto së bashku i përkasin grupit të “çifteve shumë të lumtura”. E njëjta kategori përfshin 65% të atyre që ndajnë foto herë pas here (për përvjetorë, ditëlindje dhe raste të tjera të veçanta).
Nga ana tjetër, vetëm një e dhjeta e atyre që postojnë rregullisht foto të përbashkëta bien në këtë kategori.
Ekspertët theksojnë se publikimi i fotove të përbashkëta sigurisht që nuk është kriteri kryesor që përcakton se sa e suksesshme është një marrëdhënie.