KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nënshkruhet Protokoll pesëvjeçar bashkëpunimi me Universitetin Trakya, trajnim për punonjësit shëndetësorë të Maqedonisë në Edrene

Nënshkruhet Protokoll pesëvjeçar bashkëpunimi me Universitetin Trakya, trajnim për punonjësit shëndetësorë të Maqedonisë në Edrene

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, dhe rektori i Universitetit Trakya nga Edrene, Mustafa Hatipler, sot në Shkup nënshkruan Protokoll për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, me kohëzgjatje prej pesë vitesh.

Protokolli u nënshkrua në kuadër të projektit “Urat e Vëllazërisë” – bashkëpunim ballkanik në fushën e shëndetësisë dhe trajnimit gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale, të cilin Universiteti Trakya e realizon me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Turqisë. Maqedonia është vendi i tretë i përfshirë në këtë projekt, pas Kosovës dhe Bullgarisë.

“Bashkëpunimi parasheh specializime dhe trajnime praktike të punonjësve shëndetësorë të Maqedonisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar në Edrene; Shkëmbim të njohurive dhe përvojave klinike ndërmjet ekipeve profesionale; Hulumtime të përbashkëta shkencore dhe organizim të aktiviteteve profesionale; Bashkëpunim institucional i cili, përveç mjekësisë, përfshin edhe stomatologjinë, farmacinë dhe shkencat shëndetësore”.

“Protokolli është vazhdim i Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e shëndetësisë, të cilin ministri Klekovski e nënshkroi me ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, prof. dr. Kemal Memişoğlu, në tetor të këtij viti në Stamboll, ku shkëmbimi profesional dhe edukimi specialistik u përcaktuan si fusha prioritare”.

“Në delegacionin e Universitetit Trakya ishin edhe prorektori dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë, prof. dr. Sedat Üstündağ, dekani i Fakultetit të Stomatologjisë, prof. dr. Ali Yılmaz, si dhe drejtori i Spitalit Universitar, prof. dr. Alkin Çolak”, thonë nga MSH.

“Marrëveshjet vlejnë aq sa përfiton prej tyre një pacient. Me këtë protokoll, punonjësit tanë shëndetësorë fitojnë një vend ku do të mund të përsosin më tej njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, ndërsa njohuritë që do të sjellin do të mbeten këtu”, deklaroi ministri Klekovski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.