KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapetanoviq në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor: Sfida jonë e radhës nuk është digjitalizimi i gjashtë ekonomive, por ndërlidhja e tyre

Kapetanoviq në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor: Sfida jonë e radhës nuk është digjitalizimi i gjashtë ekonomive, por ndërlidhja e tyre

Hercegnovi – Samiti i tetë Digjital i Ballkanit Perëndimor u hap zyrtarisht sot në Herceg Novi, duke mbledhur përfaqësues të qeverive të gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor, institucioneve të Bashkimit Evropian (BE), organizatave ndërkombëtare, operatorëve të telekomunikacionit dhe ekspertëve të industrisë digjitale, me qëllim avancimin e transformimit digjital rajonal, forcimin e ndërlidhjes dhe përshpejtimin e integrimit në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së.

Samiti organizohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, nën patronazhin e Qeverisë së Malit të Zi, në partneritet me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bashkimin Evropian, si dhe në bashkëpunim me organizata të ndryshme rajonale e ndërkombëtare dhe partnerë të tjerë.

Samiti u hap zyrtarisht nga ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, ndërsa me fjalime hyrëse iu drejtuan pjesëmarrësve Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, Bernard Brunet nga Delegacioni i BE-së në Mal të Zi, Thomas Jarzombek nga Ministria Federale e Gjermanisë për Transformimin Digjital dhe Modernizimin e Qeverisjes, Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, si dhe Zoran Milovanovië, drejtor ekzekutiv i kompanisë m.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, theksoi se transformimi digjital i rajonit duhet të shkojë përtej zhvillimit të sistemeve individuale dhe të përqendrohet në funksionimin e tyre të përbashkët.

“Sfida jonë e radhës nuk është thjesht digjitalizimi i gjashtë ekonomive. Është ndërlidhja e tyre”, deklaroi Kapetanoviq.

Duke përmendur heqjen e tarifave të roamingut brenda Ballkanit Perëndimor si një nga arritjet më konkrete të bashkëpunimit rajonal, Kapetanoviq theksoi se e njëjta qasje duhet të udhëheqë tani përparimin në shërbimet publike digjitale, identitetet digjitale të ndërveprueshme, infrastrukturën e telekomunikacionit, inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi digjital është pjesë thelbësore e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe e përgatitjeve të rajonit për integrim më të ngushtë në Tregun e Vetëm të BE-së, duke theksuar nevojën që zotimet politike të shndërrohen në përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.

“Le të largohemi nga Herceg Novi me një ndjenjë më të qartë përgjegjësie për atë që na pret: çfarë do të realizojë secili prej nesh, me kë dhe deri kur”, përfundoi Kapetanoviq.

Në fjalimin e tij kryesor, ministri Marash Dukaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për ndërtimin e shërbimeve publike digjitale moderne, të sigurta dhe të qasshme.

“Transformimi digjital nuk ka të bëjë vetëm me futjen e teknologjive të reja. Ai ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës se si funksionojnë institucionet tona dhe me bërjen e shërbimeve publike më të thjeshta, më të shpejta dhe më të qasshme për qytetarët dhe bizneset. Organizimi i këtij Samiti gjatë kryesimit të Procesit të Berlinit nga Mali i Zi është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, për të shkëmbyer zgjidhje praktike dhe për të përshpejtuar përparimin tonë të përbashkët drejt standardeve digjitale evropiane”, deklaroi Dukaj.

Pas sesionit hapës u mbajt Paneli Ministror i Gjashtë Ekonomive të Ballkanit Perëndimor, i moderuar nga Danijela Gaëevië, udhëheqëse e Departamentit të Programeve në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal. Diskutimi u përqendrua në transformimin digjital rajonal, bashkëpunimin dhe përafrimin më të ngushtë me standardet digjitale evropiane.

Gjatë pjesës së mbetur të Samitit, më 13 dhe 14 tetor, pjesëmarrësit do të angazhohen në një sërë diskutimesh tematike që përqendrohen në identitetin digjital dhe kuletat digjitale, sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale, aftësitë digjitale dhe të ardhmen e punës, si dhe digjitalizimin e qeverisjes lokale dhe shërbimeve publike.

Programi do të trajtojë gjithashtu ndërlidhjen digjitale, mjetet e inteligjencës artificiale të Komisionit Evropian që mbështesin procesin e anëtarësimit në BE, mbrojtjen e fëmijëve në internet, si dhe mundësitë për ndërmarrjet e reja (startup-et) dhe inovacionin.

Takimet e veçanta dypalëshe dhe ato ndërmjet bizneseve (B2B) do të ofrojnë mundësi shtesë për krijimin e partneriteteve dhe forcimin e bashkëpunimit praktik ndërmjet aktorëve rajonalë dhe evropianë.

Duke u mbështetur në arritjet e edicioneve të mëparshme, Samiti i tetë Digjital i Ballkanit Perëndimor synon të forcojë një agjendë të përbashkët digjitale rajonale, të përmirësojë ndërveprueshmërinë e shërbimeve digjitale dhe të përshpejtojë përafrimin e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.