KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e 53 rrugëve lokale në Kamenicë

Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e 53 rrugëve lokale në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata e re për asfaltimin e 53 rrugëve lokale në këtë komunë, me vlerë prej afro 860 mijë eurosh.

Sipas Rahimajt, kontrata përfshin asfaltimin e gjithsej 6 mijë e 512 metrave rrugë në Kamenicë, Koretin, Petrit, Topanicë, Busavatë, Berivojcë dhe Hogosht.

Ai ka bërë të ditur se afati për realizimin e kontratës është tre vjet.

“Kanë përfunduar të gjitha procedurat administrative me sukses dhe këtë javë kemi nënshkruar një kontratë të re për asfaltim të rrugëve lokale”, ka shkruar Rahimaj.

Kryetari i Kamenicës u ka uruar punë të mbarë realizuesve të projektit, duke shprehur kënaqësinë për realizimin e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.