KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vesa Luma bën thirrje para protestës: Nesër na lini vetëm ne qytetarëve, mos e përdorni për qëllime politike

Vesa Luma bën thirrje para protestës: Nesër na lini vetëm ne qytetarëve, mos e përdorni për qëllime politike

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar përmes një postimi, duke bërë thirrje që protesta e nesërme të jetë e qytetarëve dhe të mos shfrytëzohet për qëllime politike.

Ajo ka shprehur pakënaqësinë me politikanët, duke thënë se qytetarët kanë humbur shpresat tek ata, sidomos sa i përket mbrojtjes së grave shqiptare.

“Fatkeqësisht kemi humbur komplet shpresat tek politikanët, të cilët kanë dështuar rëndë t’i mbrojnë femrat shqiptare!”, ka shkruar Luma.

Këngëtarja ka kërkuar që kësaj here qytetarët të mblidhen pa ndërhyrje politike, duke theksuar se çështja është shumë më e madhe sesa përfitimet politike.

Në fund, Vesa Luma ka shprehur dëshirën që në protestë të marrin pjesë sa më shumë qytetarë, duke bërë thirrje të veçantë për bijtë, vëllezërit dhe baballarët që t’i bashkohen tubimit.

Ajo synon që protesta të jetë një mesazh i përbashkët qytetar në mbështetje të grave shqiptare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.