KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nëna e la në makinë me kondicioner ndezur, humb jetën dyvjeçari

Nëna e la në makinë me kondicioner ndezur, humb jetën dyvjeçari

Një djalë vetëm dyvjeçar ka humbur jetën në Brazil, pasi nëna e tij e kishte lënë në makinë me kondicionerin ndezur, i cili dyshohet se papritur ka ndaluar së funksionuari.

Ravi Rocha da Silva ishte duke fjetur në pjesën e pasme të makinës, të parkuar pranë dyqanit të frutave të familjes, në qytetin Senador Canedo. Ngjarja tragjike ndodhi më 28 tetor, në një ditë kur temperaturat kalonin 30 gradë Celsius, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, nëna e kishte vendosur fillimisht në makinë rreth orës 09:00. Kur vuri re se vogëlushi po djersitej shumë, ndezi motorin dhe kondicionerin, duke menduar se kështu do ta mbante të freskët, ndërsa u kthye në punë.

Rreth orës 12:30, babai i tij e gjeti fëmijën pa ndjenja në sediljen e pasme. Edhe pse motori i makinës ishte ende ndezur, kondicioneri dyshohet se kishte pushuar së funksionuari.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por fatkeqësisht vogëlushi nuk arriti të mbijetonte.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.