Mediat në Irlandë e kanë krahasuar kartonin e kuq të Kreshnik Hajrizit, me atë të Luis Suarez ndaj Ganës në vitin 2010.
Lojtarit i Sionit e preku topin me dorë për ta larguar nga vija e portës, kësisoj gjyqtari akordoi penallti dhe e përjashtoi nga loja. Nga pika e bardhë i saktë ishte Troy Parrott.
Mediat në Irlandë menjëherë kanë reaguar për këtë karton të kuq, duke e krahasuar me atë që Suarez e kishte marrë ndaj Ganës.
“Karton i kuq për Kosovën. Një moment i çuditshëm që Hajrizi e godet topin nga vija kur ishte goli i sigurt. Në stilin e Luis Saurez”, shkruan “irishtimes”.
“Kosova është me 10 lojtarë dhe Irlanda ka penallti. Ishte vendim i lehtë për gjyqtarin, i cili e pa goditjen e Parrott që e dërgoi topin thuajse në portë para se Hajrizi ta nxirrte dorën dhe ta bënte një pritje fantastike. Problemi është që, ai nuk është portier”, raporton “rte”.
“Hajrizi lëvizë si mace dhe e ngreh kthetrën e majtë për ta larguar atë”, shton “irishexaminer”.
Kësisoj, Kosovës i duhet një punë e madhe për ta marrë së paku një barazim të nevojshëm me Irlandën./Telegrafi/

