KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në rajonin e Mitrovicës konfiskohen armë dhe municion gjatë ditëve të para të vitit 2026

Në rajonin e Mitrovicës konfiskohen armë dhe municion gjatë ditëve të para të vitit 2026

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë zjarri dhe municion në rajonin e Mitrovicës së Jugut gjatë tri ditëve të para të vitit 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, konfiskimi i armëve është realizuar në lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Jugut dhe në Skenderaj, si rezultat i aktiviteteve policore në terren.

Armët dhe municioni i konfiskuar përfshijnë dy pushkë gjuetie, një pistoletë, si dhe 159 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në lidhje me këto raste janë iniciuar procedura penale për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “përdorim i armës” dhe “kanosje”. Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj dy personave të dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këto raste janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.