KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Prizren përurohet murali “Çast” në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Prizren përurohet murali “Çast” në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Kejin e Shadërvanit në Prizren është mbajtur një ceremoni solemne me rastin e zbulimit të muralit “Çast”, një vepër artistike me mesazh kujtese, respekti dhe solidariteti.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe zyrtarë institucionalë dhe qytetarë.

Murali është realizuar me iniciativën e Presidentes Jahjaga dhe i dedikohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke synuar të ruajë në hapësirën publike të qytetit një pjesë të rëndësishme të kujtesës historike.

“Murali përcjell mesazh të fuqishëm kujtese, respekti dhe solidariteti, duke ruajtur në hapësirën publike të Prizrenit një pjesë të rëndësishme të historisë sonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Përmes kësaj vepre artistike theksohet nderimi për dinjitetin, qëndresën dhe forcën e të mbijetuarve, si dhe riafirmohet përkushtimi institucional për drejtësi dhe mos-harresë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.