Lotina Haziri ka ndarë disa fotografi të reja me reperin Mozzik, duke treguar se tashmë ka hyrë në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Përmes një postimi në InstaStory, Lotina ka bërë të ditur se lindja po afrohet, teksa ka shprehur edhe emocionet e saj për ardhjen në jetë të djalit.
“Sot thuajse nëntë muajshe. Picrra, mezi po pres”, ka shkruar ajo krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Foto: Instagram
Çifti po bëhet gati të mirëpresë djalin e tyre të parë së bashku, ndërsa shtatzënia e Lotinës ka qenë në vëmendje të publikut gjatë muajve të fundit.
Për Mozzikun, ky do të jetë fëmija i dytë.
Reperi është baba edhe i vajzës Hana, të cilën e ka nga lidhja e mëparshme me reperen Loredana Zefi.
Tashmë, Lotina dhe Mozzik janë në ditët e fundit të pritjes, ndonëse mbetet të shihet se kur do të vijë në jetë djali i tyre. /Telegrafi/