KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes Call Center-ave edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Ariana Plakici

Në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes Call Center-ave edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Ariana Plakici

Nëntë persona, shtatë burra dhe dy gra, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq.

Në mesin e të arrestuarve, sipas raportimit të IndeksOnline, është edhe këngëtarja Ariana Plakici, e njohur për publikun edhe si ish-banore e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.

Sipas njoftimit të Policisë, gjashtë nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa tre të tjerë janë shtetas gjermanë.

Të dyshuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur qendrat e thirrjeve për të kontaktuar dhe mashtruar shtetas të huaj. Gjatë hetimeve, në pajisjet kompjuterike të tyre janë gjetur të dhëna që u përkasin personave të huaj.

Gjatë kontrollit të katër lokacioneve, policia ka gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona celularë, 12 disqe të jashtme të memories (HDD), një veturë, një armë me gjashtë fishekë, si dhe 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për nëntë të dyshuarit, të cilët po hetohen për mashtrim përmes qendrave të thirrjeve.

Hetimet për rastin janë në zhvillim, ndërsa dyshimet e ngritura ndaj personave të arrestuar duhet të vërtetohen përmes procedurave gjyqësore. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.