Në Kuvendin e Kosovës është shfaqur një video nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Videoja është shfaqur para fillimit të seancës plenare, në kuadër të adresimit të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila kujtoi ngjarjet dhe personalitetet që lanë gjurmë në historinë e lirisë së Kosovës.
Në fjalën e saj, Haxhiu foli edhe për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke kërkuar drejtësi dhe lirimin e tyre.
“Teksa kujtojmë këto ngjarje, jemi pranë krerëve të UÇK-së, luftëtarëve të lirisë, të cilët edhe këtë nëntor po mbahen padrejtësisht në Hagë. Vendi i tyre është në Kosovë. Ne vazhdojmë angazhimin tonë që drejtësia të vihet në vend dhe të lirohen sa më parë”, ka thënë Haxhiu.

