KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në arrati prej 16 vitesh, arrestohet në Olimpiadë teksa mbështeste Sllovakinë

Në arrati prej 16 vitesh, arrestohet në Olimpiadë teksa mbështeste Sllovakinë

Në arrati prej 16 vitesh, arrestohet në Itali teksa ndiqte ndeshjen e Sllovakisë në Olimpiadë.

Një 44-vjeçar sllovak, i shpallur në kërkim prej 16 vitesh për akuza vjedhjeje, është arrestuar nga policia italiane teksa kishte udhëtuar në Milano për të ndjekur ekipin kombëtar të hokejit të Sllovakisë në kuadër të Lojërave Olimpike.

Sipas mediave britanike, ai kishte besuar se autoritetet italiane e kishin “harruar” çështjen penale dhe kishte vendosur të udhëtonte drejt Italisë për të mbështetur skuadrën në ndeshjen kundër Finlandës.

Por, planet e tij u ndërprenë nga forcat e rendit, të cilat e lokalizuan dhe e ndaluan në vendngjarje, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga prokuroria italiane që në vitin 2010.

Ndërsa në akull Sllovakia arriti një fitore befasuese 4–1 ndaj Finlandës, për tifozin 44-vjeçar festa përfundoi me pranga në duar.

Ai pritet të vuajë dënimin në një burg italian, duke i dhënë fund një arratie që zgjati më shumë se një dekadë e gjysmë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.