KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Propozimi bombastik për Mourinhon: Vinicius në vend të Mbappes!

Propozimi bombastik për Mourinhon: Vinicius në vend të Mbappes!

Një zgjidhje e papritur është propozuar për krizën e Vinicius Juniorit te Real Madridi.

Santi Canizares mendon se Jose Mourinho duhet ta ndryshojë pozitën e brazilianit dhe ta përdorë atë si qendërsulmues, duke e lënë Kylian Mbappenë jashtë kësaj pozite.

Debati është rikthyer pas fitores 3:0 të Real Madridit ndaj Valencias, në një ndeshje ku Vinicius mungoi për shkak të pezullimit.

Skuadra madrilene u paraqit bindshëm, duke shtuar dilemat për mënyrën se si do të funksionojë sulmi pas rikthimit të brazilianit.

Canizares paralajmëron se aktivizimi i njëkohshëm i Viniciusit dhe Mbappesë mund të ndikojë në balancën e skuadrës, pasi të dy preferojnë hapësirat në krahun e majtë.

Për këtë arsye, ai sheh si zgjidhje vendosjen e Viniciusit në qendër të sulmit.

Tashmë mbetet të shihet nëse Mourinho do të guxojë me një ndryshim të tillë taktik.

Sipas Canizares, nëse portugezi arrin ta bindë Viniciusin të përshtatet me kërkesat e ekipit, meriton duartrokitje të mëdha. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.