KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ndryshon pushteti në Serbi, por jo avazi për Kosovën: Shoshkiq me qëndrimin e vjetër

Ndryshon pushteti në Serbi, por jo avazi për Kosovën: Shoshkiq me qëndrimin e vjetër

Dejan Shoshkiq, ish-guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë dhe kandidat i Listës Studentore, ka deklaruar se kjo forcë politike mbështet respektimin e Kushtetutës së Serbisë, përfshirë dispozitat që e trajtojnë Kosovën si pjesë të saj.

Në një intervistë për mediumin kroat Index.hr, ai ka thënë se Lista Studentore synon respektimin e plotë të kuadrit ligjor të Serbisë dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Ai ka thënë se është mbështetur në Kushtetutën serbe dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të argumentuar qëndrimin e tij ndaj Kosovës.

Sipas Shoshkiqit, Lista Studentore nuk dëshiron të promovojë zgjidhje që bien ndesh me ligjet vendore ose me të drejtën ndërkombëtare.

Duke folur për marrëdhëniet me Kroacinë, ai ka paralajmëruar përmirësim të bashkëpunimit, por ka pranuar se dallimet lidhur me interpretimin e luftërave të viteve ’90 do të vazhdojnë.

Ai ka theksuar se Lista Studentore synon marrëdhënie të mira fqinjësore, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Shoshkiq është përmendur si kandidat i mundshëm për kryeministër të Serbisë, por nuk ka konfirmuar se do ta marrë këtë post.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.