KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor arrijnë në Kuvend

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor arrijnë në Kuvend

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend. Zonat zgjedhore nuk ndryshojnë dhe do të mbetin gjashtë. Me këtë nuk bëhen as listat e hapura. Si zonë e shtatë do të llogaritet diaspora e cila do të votojë online përmes KSHZ-së e jo përmes ambasadave.

Por kjo do të vlejë nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale 2029. Propozimet janë nënshkruar nga OBRM-PDUKM, VLEN, ZNAM dhe BDI.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp, njoftoi se LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor të propozuar, duke vlerësuar se ai përmban zgjidhje serioze që nuk janë as evropiane dhe as demokratike dhe që hapin hapësirë për abuzim me procesin zgjedhor.

“Ky Kuvend nuk duhet të miratojë një ligj të tillë. Ne do ta bllokojmë atë sepse qytetarët meritojnë të kenë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik, dhe jo atë të kontrolluar që Hristijan Mickoski nisi ta vendoste duke ndjekur shembullin e mentorit të tij, padyshim një idhull, Nikolla Gruevski. Ne do ta bllokojmë këtë ligj në Kuvend”, tha Filipçe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.