KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare dizajneri i famshëm italian, Valentino Garavani

Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare dizajneri i famshëm italian, Valentino Garavani

Valentino Garavani, dizajneri italian i modës dhe themeluesi i markës së njohur luksoze “Valentino”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Romë, i rrethuar nga të afërmit, sipas një njoftimi të postuar në rrjetet sociale të shtëpisë së modës.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

Valentino Garavani

Valentino u bë një nga emrat më të njohur të modës në vitet 1960 dhe u dallua për krijimet e tij elegante dhe të rafinuara, veçanërisht për fustanet e kuq që u bënë simbol i stilit të tij.

Ai rrallë përdorte mbiemrin e tij, duke e shndërruar emrin e parë “Valentino” në markë globale të modës luksoze.

Një nga momentet më të famshme të karrierës së tij ishte bashkëpunimi me Jacqueline Kennedy, zonjën e parë të ShBA-së, për të cilën dizajnoi edhe fustanin e nusërisë me Aristotle Onassis.

Ky bashkëpunim e bëri atë dhe Kennedyn dy nga ikonat më të mëdha të modës të asaj kohe.

Valentino Garavani

Valentino gjithashtu njihej për filozofinë e tij të modës dhe përkushtimin ndaj bukurisë femërore.

Në një dokumentar të vitit 2008, “Valentino: The Last Emperor”, ai deklaroi: “E di çfarë duan gratë. Ato duan të jenë të bukura”.

Kjo frazë përmbledh shumë nga qëllimi i tij artistik dhe qasja ndaj modës: të krijojë elegancë, sofistikim dhe bukuri për gratë kudo në botë.

Valentino la pas një trashëgimi të paharrueshme në botën e modës dhe markën e tij që vazhdon të jetë simbol i luksit dhe elegancës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.