KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ylli i “Lilo & Stitch” dhe “The Ring”, Daveigh Chase

Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ylli i “Lilo & Stitch” dhe “The Ring”, Daveigh Chase

Sipas raportimeve të publikuara nga TMZ dhe disa media të tjera, ish-aktorja amerikane Daveigh Chase, ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare.

Sipas këtyre raportimeve, ajo thuhet se ka vdekur të martën pas një gjendjeje të papritur shëndetësore.

Fillimisht, ishte shtruar në spital në Los Angeles pasi kishte pasur probleme shëndetësore të lidhura me kequshqyerje.

Daveigh Chase

Më pas, gjendja e saj u përkeqësua shpejt, pasi zhvilloi një infeksion në gjak që solli komplikime serioze septike dhe dështim të organeve.

Më vonë, si shkak i vdekjes përmendet edhe meningjiti.

Daveigh u bë e njohur që në moshë shumë të re falë rolit të saj si zëri i Lilo-s në filmin e animuar të Disney-t “Lilo & Stitch” si dhe në serialin pasues të tij.

Ky rol e bëri një nga zërat më të njohur të animacionit të fillimit të viteve 2000.

Fitoi gjithashtu famë të madhe në kinemanë horror me rolin e Samara Morgan në “The Ring”, një performancë që u vlerësua gjerësisht dhe i solli edhe çmimin “Best Villain” në MTV Movie Awards.

Përveç këtyre roleve, ka marrë pjesë edhe në projekte të tjera të njohura si “Spirited Away” (në versionin anglisht, si zëri i Chihiro) si dhe në serialin “Big Love”, ku pati një rol të përsëritur për disa sezone. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.