KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në dy rrugë të Gjakovës

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në dy rrugë të Gjakovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se, si pasojë e dëmtimit të një gypi të ujësjellësit, do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në një pjesë të rrugës “Skënderbeu” dhe në rrugën “Xhevat Hoxha”.

Sipas njoftimit të kompanisë, bëhet fjalë për dëmtimin e gypit AC Ø80 mm, ndërsa ekipet e saj tashmë janë në terren për sanimin e problemit.

” Gjatë kësaj kohe, furnizimi me ujë do të ndërpritet për rreth një orë”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.