KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se të premten, më 25 shtator, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Bublic dhe Talinoc i Muhaxherëve.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 dhe do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/