Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët se, për shkak të realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin këto lokacione: rruga “Miftar Krasniqi” në Shupkovc, fshatin Lushte, rruga “Agim Ramadani” në Katana, si dhe rruga “Muhaxhirët”.
KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për realizimin e punimeve në kohë sa më të shkurtër.
“Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/