Një 21-vjeçar nga Kumanova u ndalua gjatë fundjavës pasi u raportua për sulm fizik ndaj një roje sigurie në një kazino.
“Më 08.11.2026 në orën 05:15, oficerët e policisë nga SPB Kumanovë ndaluan F.A. (21) nga Kumanova për shkak se ai sulmoi fizikisht N.T. (18), një roje sigurie, në një kazino në Kumanovë”, thonë nga SPB.
Siç shton policia, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

