Ka ndërruar jetë në moshë të re drejtori iDrejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, duke lënë paspikëllim të madh te familjarët, miqtë, kolegët dhe qytetarët që e njohën.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari iKomunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka shpreh ngushëllime.
“ I tronditur nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, vëllaut dhe shokut tonë, drejtorit Rifat Stojkaj. Rifati ishte një djalë i ri, punëtor dhe shumë ipërkushtuar, që me punën dhe sjelljen e tij la gjurmë te secili që pati fatinta njohë. Ikja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorëtdhe për gjithë komunën tonë”, thuhet në reagimin e Ramosajt.
I ndjeri Rifat Stojkaj ushtronte detyrën e drejtorit tëBujqësisë në Deçan dhe njihej për angazhimin e tij në zhvillimin e sektorit tëbujqësisë dhe bashkëpunimin me fermerët e komunës.
Ngushëllime familjes Stojkaj, kolegëve dhe të gjithë tëafërmve të tij. /Telegrafi/