NATO ka përcjellë urimet e saj për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar lart kontributin dhe rolin e vendit brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në mesazhin zyrtar të publikuar në rrjetet sociale, urimi i Aleancës është përcjellë edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin e Shqipërisë për sigurinë kolektive, transmeton IndeksOnline.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive. Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet për të mbajtur të sigurta të dy kombet tona”, thuhet në mesazhin e urimit. /IndeksOnline/
Gëzuar Ditën e Pavarësisë! 🇺🇸🇦🇱
Happy Independence Day, Albania.Our NATO Alliance is the bedrock of our mutual defense. We welcome Albania’s commitment to increase defense spending to bolster collective security. Together, we are confronting cyber threats, transnational crime,… pic.twitter.com/V3gz3EH1Rw
— U.S. Mission to NATO (@USNATO) November 28, 2026

