Napoli ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Bodo/Glimt, në një ndeshje me shumë gola dhe emocione, ku skuadra italiane u desh të luftonte deri në fund për të siguruar triumfin.
Matteo Politano kaloi Napolin në epërsi që në minutën e parë, ndërsa Jens Petter Hauge barazoi për norvegjezët në minutën e 27-të.
Scott McTominay riktheu epërsinë për Napolin në minutën e 41-të, ndërsa në pjesën e dytë Andreas Helmersen barazoi sërish për Bodo/Glimt në minutën e 62-të.
Megjithatë, McTominay shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 75-të, duke e afruar Napolin drejt fitores, ndërsa një autogol i Odin Bjortuft në minutën e 88-të vulosi rezultatin përfundimtar 4-2.
Kështu, Napoli siguroi tri pikë të rëndësishme, por ndeshja tregoi se skuadra italiane duhej të kalonte disa momente të vështira përballë kundërshtarit norvegjez./Klankosova.tv

