Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka botuar veprën e tij më të re me titull “Ahlaku, burimet, parimet dhe formimi i karakterit moral të njeriut”.
Lajmin e ka bërë të ditur Ramadan Shkodra, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ia ka prezantuar Myftiut botimin më të ri të shtëpisë botuese “Dituria Islame”.
Sipas Shkodrës, vepra trajton etikën islame dhe formimin moral të njeriut, ndërsa vjen në një botim të ripunuar dhe të pasuruar me përmbajtje të reja.
Ai ka bërë të ditur se nga vetë autori ka pranuar edhe kopjen e parë të librit, të nënshkruar me autograf.
Në mesazhin e tij, Shkodra i ka shprehur mirënjohje Myftiut Tërnava, duke uruar që libri të jetë i dobishëm për lexuesit dhe të kontribuojë në përhapjen e dijes, etikës islame dhe formimit moral. /Zëri

