KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mustafi vazhdon detyrën e tij si Këshilltar Politik i Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Mustafi vazhdon detyrën e tij si Këshilltar Politik i Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Ragmi Mustafi ka bërë të ditur se e vazhdon detyrën e tij si Këshilltar Politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga vet Mustafi.

Ai falenderoi Kurtin për besimin e rikonfirmuar në këtë pozitë.

“Me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës vazhdoj detyrën si Këshilltar Politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Falënderoj Kryeministrin Albin Kurti, për besimin e rikonfirmuar dhe për përkushtimin që institucionet e Republikës së Kosovës po tregojnë në trajtimin e çështjeve që prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës. Është nder të vazhdoj këtë përgjegjësi sepse kufijtë administrativë nuk mund të kufizojnë përgjegjësinë kombëtare. Sepse të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë çështje e jashtme e Kosovës. Janë provë e karakterit të saj politik”, ka shkruar Mustafi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.