KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Macron: Trump po i shfrytëzon trazirat në Francë për pikë politike

Macron: Trump po i shfrytëzon trazirat në Francë për pikë politike

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka akuzuar liderët e huaj, përfshirë ata nga Shtetet e Bashkuara, se po përpiqen t’i shfrytëzojnë tensionet sociale dhe trazirat në vend për përfitime politike.

Deklaratat e tij vijnë pas protestave të shkaktuara nga rritja e kostos së jetesës, të cilat u shoqëruan me trazira dhe plaçkitje në Paris dhe qytete të tjera franceze.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e shfrytëzoi situatën për të kritikuar gjendjen në Francë, duke pretenduar pa ofruar prova se migrantët myslimanë janë përgjegjës për trazirat.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Macronit që “t’i mbyllë kufijtë dhe të marrë kontrollin para se të jetë tepër vonë”.

Macron i hodhi poshtë këto pretendime, duke paralajmëruar për përhapjen e informacioneve të rreme dhe manipulimin e opinionit publik.

“Pas plaçkitjeve në Paris dhe qytete të tjera franceze gjatë fundjavës pati manipulime të vazhdueshme të informacionit. Kjo çoi në komente të papranueshme dhe të pamatura, përfshirë edhe nga liderë të huaj”, deklaroi Macron.

I pyetur nëse e kishte fjalën për Trumpin, presidenti francez u përgjigj “ndër të tjerë”.

Macron tha gjithashtu se janë krijuar video me inteligjencë artificiale, të cilat paraqesin ngjarje që nuk kanë ndodhur në Francë.

“Disa kanë pretenduar se jemi pushtuar nga hordhi migrantësh dhe islamistësh, gjë që është plotësisht e pavërtetë”, theksoi ai.

Megjithatë, Macron nuk specifikoi se për cilat video bëhej fjalë dhe as se si e kishte vërtetuar se përmbajtja e tyre ishte e rreme.

Marrëdhëniet mes Macronit dhe Trumpit dikur ishin të mira, por presidenti amerikan e ka përqeshur vazhdimisht publikisht homologun e tij francez.

“Kur shoh liderë që janë në mes të fushatave zgjedhore, qoftë në rajon apo në anën tjetër të Atlantikut, të cilët përsërisin përmbajtje të krijuara me inteligjencë artificiale ose përhapin narrativa të caktuara për atë që ka ndodhur në Francë, ata po e përdorin vendin tonë për fushatat e tyre politike. Dhe kjo nuk na nevojitet”, u shpreh Macron.

Deklaratat u bënë gjatë vizitës së tij në Katar, në kuadër të një turneu në vendet e Gjirit Persik, me synimin për të siguruar furnizime shtesë me energji dhe për të përballuar krizën energjetike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.