KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mustafa: Familjet e varfra i shpenzojnë pothuajse të gjitha të ardhurat për ushqim (VIDEO)

Mustafa: Familjet e varfra i shpenzojnë pothuajse të gjitha të ardhurat për ushqim (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Mustafa, ka kritikuar ashpër Qeverinë për rritjen e çmimeve.

Mustafa në DPT te Fidani ka deklaruar se ka rritje të theksuar të inflacionit.

Sipas tij, tek familjet e varfëra thuajse krejt të ardhurat shkojnë në ushqim dhe nuk mbetet para për gjëra tjera.

"Sa më të ulëta që janë të ardhurat e një familje, përqindja e të ardhurave që shkojnë në mallra bazike, në ushqim është më e madhe. Domëthënë që nëse mesatarisht për një familje shkojnë 60% e të ardhurave në ushqim, për një familje të varfër shkojnë edhe më shumë dhe nuk mbetet asgjë tjetër", tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.