KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Musliu-Shoshi për Ligjin për Specialen: Ose përfshihen rekomandimet në Komisionin për Legjislacion, ose gjithçka nis nga zero

Musliu-Shoshi për Ligjin për Specialen: Ose përfshihen rekomandimet në Komisionin për Legjislacion, ose gjithçka nis nga zero

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale ekzistojnë dy mundësi: që çështja të kthehet në Komisionin për Legjislacion, ku do të diskutohen dhe përfshihen rekomandimet e propozuara, ose që i gjithë procesi të nisë nga pika zero.

Ajo ka theksuar se kjo çështje po diskutohet nga PDK-ja në bashkëpunim edhe me partitë e tjera shqiptare, duke nënvizuar se përgjegjësia për këtë proces u takon të gjithëve.

Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se qëllimi i tyre është që ligji të jetë në shërbim të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

“Janë dy mundësi ose do të shkojë në Komisionin për Legjislacion, do diskutojmë këto rekomandime dhe do përfshihen në ligj. Ose do bëhet gjithçka nga zero, kjo është pjesa që ne si PDK po e diskutojmë bashkë me partitë e tjera shqiptare, mirëpo përgjegjësia është e secilit…Qëllimi ynë është që ligji të jetë në shrëbim të clirimtarëve tanë në Hagë”, tha ajo./Express/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.