KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Musliu: Shkarkimi i Gërvallës nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshëm (VIDEO)

Musliu: Shkarkimi i Gërvallës nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshëm (VIDEO)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë thirrje për shkarkimin e Donika Gërvallës nga posti i saj qeveritar.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka shkruar se shkarkimi i saj nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshëm dhe i menjëhershëm pasi që ministrja e Drejtësisë mungoi në mbledhjen e Qeverisë ku u themelua grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo kujtoi se Gërvalla mungoi edhe në ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.

“Shkarkimi i saj nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshem dhe i menjëhershem.Ministrja e Drejtësisë mungon në mbledhjen ku Qeveria themelon grupin për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. Mungoi edhe ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e çlirimtarëve, mungesa e ministres së Drejtësisë nuk është thjesht mungesë në një mbledhje. Është goditje ndaj besueshmërisë së angazhimit shtetëror.Një çështje kaq e ndjeshme kërkon përgjegjësi”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.