Gazetari, Muharrem Kafexhiu tha se sot Qeveria e Kosovës bëri hapin e parë për çështjen e Apelit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që me 16 shtator morën aktgjykimin dënues nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Kafexhiu në emisionin “Kosova Today” tha se Kosova duhet të merret ekskluzivisht me Apelin për ta ç’bërë dënimin.
“Sot është kryer hapi i parë nga Qeveria, do thotë ekzekutivi ka vendos krijimin e Grupit Punues që do merret ekskluzivisht për çështjen e Apelit… Tash duhet të merremi vetëm me Apelin, Apeli është çështja kyçe, ajo çka nuk po e pranojmë ne si shoqëri është 4-shja e UÇK-së është dënuar fatkeqësisht dhe tash duhet të punojmë për ta ç’bërë dënimin”, tha ai.
Burimi: klankosova.tv ↗

