KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Musliu: Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj është shtyrë në mungesë të uniformave

Musliu: Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj është shtyrë në mungesë të uniformave

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se ceremonia e diplomimit të 300 policëve të rinj e paraparë për nesër do të mbahet për shkak të mungesës së uniformave.

Ajo ka thënë se ky është absurditet dhe dështim institucional.

“Nesër ishte planifikuar të mbahej ceremonia e diplomimit të rreth 300 policëve të rinj, por mungesa e uniformave po e pamundëson mbajtjen e saj. Paramendojeni këtë absurditet: 300 policë janë gati të diplomojnë, por shteti nuk arrin t’ua sigurojë as uniformat!Kësaj i thonë paaftësi organizative, dështim institucional dhe dëshmi e një qeverisjeje që nuk arrin t’i kryejë as obligimet më elementare ndaj institucioneve të sigurisë. Për çfarë planifikimi flasim? Për çfarë menaxhimi flasim? Dhe, mbi të gjitha, ku është përgjegjësia politike për këtë dështim?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Musliu ka thënë se Qeveria nuk mund të fshihet prapa procedurave e arsyetimeve administrative.

“Qeveria duhet të japë llogari. Qytetarët meritojnë institucione që funksionojnë, ndërsa policët tanë meritojnë respekt dhe kushte dinjitoze për të shërbyer. Dështimi për t’i pajisur 300 policë me uniforma nuk është vetëm dështim institucional, por edhe dekurajim për gjeneratën e re që dëshiron t’i shërbejë vendit me nder”, ka shkruar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.