KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mulaj: Ndalimi i tregtisë së energjisë me Serbinë nuk përfshin veriun

Mulaj: Ndalimi i tregtisë së energjisë me Serbinë nuk përfshin veriun

Ish-zëvendësministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, e ka cilësuar vendim politik ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke shprehur dyshime për efektivitetin e tij, për shkak se, sipas tij, masa nuk përfshin gjithë territorin e Kosovës.

Mulaj ka thënë se është për parimin e reciprocitetit në raport me Serbinë dhe të gjitha shtetet e tjera, por ka theksuar se vendimi i Qeverisë nuk zbatohet edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas tij, përjashtimi i Elektroserverit, përmes të cilit furnizohen me energji elektrike konsumatorët serbë në veri, e bën vendimin të diskutueshëm.

“Është një vendim politik, ndoshta i bazuar edhe në arsye ekonomike. Unë kam qenë gjithmonë ithtar i parimit të reciprocitetit, jo vetëm me Serbinë, por me secilin shtet. Por, fatkeqësisht, ky vendim nuk shtrihet në gjithë territorin e Kosovës. Pra, përjashtohet pjesa veriore, Elektroserveri që i furnizon konsumatorët serbë të pjesës veriore. Prandaj e shoh me shumë dyshime”, ka deklaruar Mulaj në FIVE të TV Dukagjinit.

Ai ka thënë se është në favor të presionit ndaj Serbisë, por ka vlerësuar se masa do të duhej të zbatohej në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas Mulajt, një shtrirje e tillë do të kishte efekte më të mëdha politike dhe ekonomike dhe do të mundësonte arritjen e qëllimit që synon Qeveria me këtë vendim.

“Jam për t’i bërë presion Serbisë, por ky vendim do të duhej të shtrihej në gjithë territorin. Dhe natyrisht efektet politike dhe ekonomike do të ishin më të mëdha dhe do të arrihej qëllimi që pretendon Qeveria”, ka theksuar ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.